Basketboll

PEJA MPOSHT THELLË RAHOVECIN NË HAPJE TË LIGËS BALLKANIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Peja e ka fituar bindshëm duelin e skuadrave kosovare në hapje të Ligës Ballkanike sivjet.

Pejanët kanë arritur fitore të thellë dhe të merituar, ndaj Rahovecit që sivjet debuton në Ligën Ballkanike por edhe në gara ndërkombëtare.

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, Rahoveci në fakt ishte ekip që e nisi më mirë ndeshjen duke e mbyllur çerekun e parë 20-24, por kjo ishte e gjitha për debutuesit e Ligës Ballkanike sivjet, pasiqë vendasit e Pejës në periudhat e tjera të ndeshjes dominuan bindshëm(20-12, 17-8, 20-10) dhe e fituan ndeshjen në fund me rezultat 77-54.

Pesë lojtarë arritën pikë dyshifrore në fitoren e Pejës sonte, Sirko(18), Armstred(13), Martin e Kovaqi(12) dhe Morgan(11).

Tek Rahoveci, pikë dyshifrore arritën vetëm dy lojtarë, Arian Qallaku(21) e Jure Gunjina(12).

Peja e nisë me fitore Ligën Ballkanike. Përderisa, Rahoveci debuton me humbje në këtë garë.

Komentet janë të mbyllura.