Basketboll

VJEN FITORJA E PARË PËR BOSTONIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics kanë arritur fitoren e parë pas xhiros së dytë në NBA.

Celtics kanë arritur që të mposhtin kampionët aktualë të NBA-së, Toronto Raptors me rezultatin 112-106.

Ndeshja ishte shumë e barabartë me skuadrat që luanin kujdesshëm, sidomos në pjesën e parë, që përfundoi +1 në të mirë të Bostonit. Ndërsa pjesa e dytë solli agresivitet më të madh, çereku i tretë ju takoi Raptorsave, përderisa në të katërtin, Bostoni morri ndeshjen në kontroll dje e fitoi në fund.

Brown e Tatum me nga 25 pikë, ishin realizatorët kryesorë në fitoren e Bostonit.

Tek Raptors, s’mjaftuan për fitore, 33 pikët e Siakamit e 29 sosh të Lowryt.

 

Komentet janë të mbyllura.