Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
DY NDESHJE INTERESANTE MBYLLIN XHIRON E VIKENDIT – AsistiOnline
Basketboll

DY NDESHJE INTERESANTE MBYLLIN XHIRON E VIKENDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e shtatë e Superligës së Basketbollit Kosovar, mbyllet sonte me dy ndeshje shumë interesante.

Fillimisht nga ora 17:00, ndeshen dy rivalët e vjetër në “Karagaç” ku Peja e pret si vendase Bashkimin e Prizrenit.

Peja-Bashkimi është sfidë shumë interesante edhe për një fakt tjetër, sepse të dy skuadrat kanë nga tre fitore dhe dy humbje. Andaj lufta për fitore do të jetë e madhe.

Në anën tjetër, ndeshja e fundit që nisë nga ora 19:00 do të zhvillohet mes Feronikelit dhe Lipjanit. Skuadra nga Drenasi ka debutuar këtë edicion në Superligë dhe ka një fitore me Rahovecin, derisa lipjanasit ende janë në kërkim të fitores së parë, kurse numërojnë gjashtë humbje. Rahoveci pushon në këtë xhiro.

Të dyja ndeshjet transmetohen direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

 

Komentet janë të mbyllura.