Basketboll

TRIUMFI I DYTË PËR NIKLIN NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Feronikelit e ka arritur edhe fitoren e dytë në debutimin e saj në elitën e basketbollit kosovar.

”Industralistët” sonte kanë shënuar një fitore me vlerë shumë të madhe në tentimet e tyre për të qenë sa më konkurues në Superligë. Nikli sonte ka mposhtur Lipjanin me rezultat   89-84.

Lipjani e nisi më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë minimalisht 19-20. E çereku i dytë solli një ndeshje edhe më interesante dhe kjo bëri që ky çerek të ishte i barabartë me pikë të shënuara 24-24.

Loja e fortë e të dyja ekipeve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, Nikli e fitoi këtë periudhë me +3(27-24), duke e rikthyer ndeshjen në favor të vetin dhe drama vazhdoi edhe në periodën e fundit me Niklin që e ruajti avantazhin e fituar në çerekun e tretë, duke e fituar edhe të katërtin 19-16, për të arritur në fund një fitore tepër të vlefshme.

Tyron Garland me 33 pikë e Arti Hajdari me 26 sosh, ishin individët më të dalluar në fitoren e Niklit sonte.

Tek Lipjani spikatën, Devaughn Jenkins me 29 pikë e DeMarcus Stuckey me 23 sosh.

Nikli arrin edhe fitoren e dytë në Superligë, përderisa Lipjani mbetet pa fitore ende sivjet.

 

Komentet janë të mbyllura.