MBYLLET XHIRO E SHTATË E SUPERLIGËS, PRISHTINA LIDERE
Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar edhe xhiro e shtatë në Superligën e Kosovës sonë me ndeshje shumë interesante.
Kjo xhiro përpos ndeshjeve interesante dha edhe rezultate të mëdha.
Të shtunën u luajtën dy takime:
Ponte Prizreni ka mundur Golden Eagle Yllin me rezultat 78:73 (27:21, 15:11, 21:20, 15:21).
Ndërsa në duelin e dytë të së shtunës, Sigal Prishtina ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Superligën e Kosovës në basketboll, duke mundur Trepçën me rezultat 105:71.
Përderisa të dielën, dy rivalët e vjetër të basketbollit të Kosovës, Peja dhe Bashkimi, kanë dhuruar një ndeshje të bukur dhe dramatike, me prizrenasit që kanë triumfuar në fund me rezultat 73:76 (17:26, 24:9, 23:21, 9:20).
Dhe në ndeshjen e fundit të xhiros, skuadra nga Drenasi, Feronikeli pas fitores ndaj Rahovecit, ka mundur Lipjanin me rezultat 89:84 (19:20, 24:24, 27:24, 19:16).
Pas xhiros së shtatë, renditjes tabelare i prijnë, Prishtina e Prizreni me nga 11 pikë, të pasuara nga Ylli e Bashkimi me nga 10 pikë. Pastaj Rahoveci e Peja me nga 9 pikë. Feronikeli me 8 e Lipjani me 7 pikë dhe e fundit Trepça me 6 pikë.
Komentet janë të mbyllura.