KOSOVA MËSOI KUNDËRSHTARËT E PARAKUALIFIKIMEVE PËR BOTËRORIN 2023
Prishtinë(AsistiOnline) – Është hedhur shorti për Raundin e Parë të parakualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2023, që u mbajt sot në Shtëpinë e Basketbollit (selinë qendrore të FIBA Botës) në Mies të Zvicrës me fillim nga ora 13:00, raporton AsistiOnline.com
Kosova rastisi që të jetë në grupin B:
Sllovakia, Islanda, Kosova dhe Luksemburgu.
Dhe në grupin A, ku ndodhet edhe Shqipëria:
Bjellorusia, Qipro, Shqipëria dhe Portugalia.
Garat në parakualifikimet për FIBA Kupën e Botës 2023 do të fillojnë në shkurt të vitit 2020 dhe do të përfundojnë në shkurt 2021.
Komentet janë të mbyllura.