Basketboll

SI MUND TA KALOJË KOSOVA, FAZËN E PARË PËR BOTËRORIN 2023…?

Prishtinë(AsistiOnline) – Çaste më parë është hedhur shorti, për parakualifikimet e Botërorit në Basketboll për vitin 2023.

Kosova gjendet në grupin B, me këto ekipe:

Sllovaki, Islandë, Kosovë dhe Luksemburg.

Por si mund ti kalojë, Kosova këto kualifikime?

Nga këto parakualifikime që nxorrën dy grupe, dy vendet e para nga të dyja grupet kalojnë në kualifikimet e Botërorit 2023.

Takimet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, pra, Kosova do të luajë gjashtë ndeshje në grup.

Ndeshjet do të zhvillohen gjatë periudhës 17-25 shkurt 2020, 23 nëntor-1 dhjetor 2020 dhe 15-23 shkurt 2021.

Komentet janë të mbyllura.