Basketboll

PANATHINAIKOSI FITON KRYENDESHJEN E MBRËMJES NDAJ EFESIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka përfunduar edhe ndeshja e dytë, njëherazi e fundit për sonte në Euroligën e basketbollit evropian.

Panathinaikosi ka fituar derbin ndaj Efesit nga Turqia me shifrat e larta 86-70, në një takim qëisnte tejet interesant deri në çerekun e tretë e më pas, vendasit nga Athina u shkëputën në rezultat për të arritur fitore në fund.

Tyrese Rice me 18 pikë e Ioannis Papapetrou me 14 të tilla, ishin pikëshënuesit kryesorë të Panës sonte.

Tek Efesi u dalluan, Shane Larkin me 28 pikë e Chris Singleton me 13 sosh.

Komentet janë të mbyllura.