BARÇA PËSON DISFATËN E PARË, FENERIT HUMBJET I BËHEN RUTINË!
Prishtinë(AsistiOnline) – Ndër dy ekipet më të forta sivjet në Euroligë, kanë pësuar disfata befasuese.
Në fakt, Fenerbahçe është mposhtur për herë të pestë sivjet në Euroligë, sonte si vendase nga Zalgiris Kaunas 76-79.
Marius Grigonis me 19 pikë, ishte më i merituari në fitoren e lituanëve sonte.
Në anën tjetër, Olimpia Milano ka mposhtur Barcelonën 83-70, në ndeshjen kryesore të mbrëmjes sonte, duke ua shkaktuar katalunasve disfatën e parë sivjet në Euroligë.
Si zakonisht, Sergio Rodriguez me 17 pikë, ishte lojtari kyq i Milanos edhe sonte në fitore.
Komentet janë të mbyllura.