Basketboll

BASHKIMI ME SUPER-FITORE NDAJ PRISHTINËS, BAJRA MPOSHT ISH-EKIPIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiroja e tetë e Superligës së Basketbollit Kosovar, ka nisur me një befasi të këndshme sonte.

Bashkimi i Prizrenit në krye me ish-ndihmësin e Prishtinës stinorin e kaluar, Illmen Bajra që sivjet po e drejton ekipin nga Prizreni si kryetrajner me plotë sukses, ka arritur të shënojë fitore të madhe, ndaj Sigal Prishtinës në “Sezai Surroi” të Prizrenit me rezultatin 95-89.

Në fakt ndeshja ishte shumë interesante, me Bashkimin që në shumicën e kohës e kishte avantazhin në favor, sidomos në pjesën e parë. Pjesa e dytë ishte më e balancuar, me Prishtinën që tentoi ta përmbysë ndeshjen deri në fund, por kjo s’u arrit dhe në fund, fitorja befasuese e xhiros i takoi Bashkimit.

Më të dalluarit në fitoren e madhe të Bashkimit sonte ishin, tre amerikanët e Bashkimit, Stevie Clark me 35 pikë, Corey Ross me 22 pikë e Terik Brigdeman me 16 pikë.

Tek Prishtina u dalluan, Divine Myles me 21 pikë, Fahro Alihodzic me 20 pikë e Edo Azemi me 18 sosh.

Bashkimi ia shkaktoi disfatën e dytë sivjet në Superligë, Prishtinës krahas 5 fitoreve. Përderisa, prizenasit tash kanë 5 fitore e 2 humbje.

Komentet janë të mbyllura.