Under Header

spot_img

Sonte përballja vendimtare, Bashkimi ose Bora në finale

spot_img

Sonte zhvillohet përballje vendimtare e serisë së dytë gjysmëfinale në play off të elitës së basketbolli kosovar.

Bashkimi e pret Borën në ”Sezai Surroi” të Prizrenit, për të vendosur skuadrën e dytë finaliste që do të kërkojë trofeun më të çmuar të basketbollit kosovar.

Seria aktuale mes dy ekipeve aktualisht është e barabartë 2-2 dhe sonte nuk ka më tolerime për gabime, sepse humbësi eliminohet nga gara.

Ndeshja e parë përfundoi 73:70 për portokallezinjtë, kurse prishtinasit u kundërpërgjigjën në ndeshjen e dytë 76:75. Në Prizren sërish fituan vendasit 88:73, ndërsa ndeshja e fundit i takoi prishtinasve 104:99.

Përballja e sontme zhvillohet nga ora 19:30.

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme