Basketboll

DITË HISTORIKE PËR FIBA 3X3: DEBUTIMI I 8 SKUADRAVE NË LOJËRAT OLIMPIKE ”TOKIO 2020”

Prishtinë(AsistiOnline) – Të premten me 1 Nëntor, në Utsonomiya të Japonisë , në prag të vikendit të Finales së sivjetme të FIBA 3×3 Ëorld Tour 2019, në një ceremoni zyrtare të transmetuar në mbarë botën përmes livestream në ueb faqet e rrjeteve të saja sociale, FIBA ka shpalosur emrat e nga 4 kombëtareve në të dyja konkurrencat , meshkuj e femra, të cilat janë kualifikuar direkt për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike ”TOKIO 2020”.

Sikurse kemi raportuar, basketbolli 3×3 është shpallur sport olimpik më 9 Qershor 2017 dhe vitin e ardhshëm në Tokio, ky sport do ta ketë debutimin historik.

Tek femrat, katër skuadrat më të mira në renditjen e FIBA 3×3: Rusia, Kina, Mongolia dhe Rumania fituan biletën për udhëtim direkt në Tokio 2020, ndërsa tek meshkujt, tri skuadrave më të mira në renditjen e FIBA 3×3: Serbisë, Rusisë dhe Kinës do t’ju bashkohet edhe kombëtarja nikoqire e Japonisë , ku basketbolli 3×3 do të bëjë paraqitjen historike olimpike , për herë të parë nga 25-29 korrik, në Parkun Sportiv ”Urban Aomi”.

Përndryshe , për 4 pozitat tjera do të zhvillohen garat kualifikuese ndërmjet të 10 kombëtareve, në dyja konkurrencat, që janë caktuar sipas sistemit të vlerësimit të pikëve të FIBA 3×3 për federatat kombëtare. Renditja e federatave kombëtare në FIBA 3×3 llogaritet në bazë të Top 100 lojtarëve më të mirë të atij shteti dhe aktiviteteve të cilat një federatë e caktuar kombëtare e basketbollit e organizon përbrenda territorit të vet.

Përveç tetë skuadrave në të dyja konkurrencat – meshkuj dhe femrat – që tashmë janë kualifikuar direkt për në Tokio, janë zbuluar edhe emrat e 20 skuadrave në të dyja gjinitë që fituan të drejtën për pjesëmarrje në Turneun Kualifikues Olimpik i cili do të zhvillohet në Indi, në Mars 2020 dhe ku do të mësohen edhe nga 3 kombëtare të secilës konkurrencë, që do të kualifikohen për Olimpiadë.

Krejt në fund, për biletën e fundit që siguron një vend në turneun historik olimpik të 3×3 të Lojërave Olimpike do të jepet në Turneun Universal Kualifikues i cili do të përfshijë kombëtaret nga vendet e pakualifikuara nga shtete që nuk janë fuqi botërore të basketbollit dhe që ky turne do të organizohet në Budapest të Hungarisë, në prill të vitit 2020.

Ky është një shembull tjetër i vizionit të FIBA-së për 3×3 për të promovuar këtë sport edhe në shtetet më të vogla , duke përfshirë edhe Kosovën e cila një ditë mund të kualifikohet për një garë të tillë.

Përndryshe, 3×3 është lojë interesante urbane dhe inovative e cila ka prejardhjen nga disa forma të streetballit apo basketit 3 kundër 3 në një kosh, që është luajtur për herë nëpër rrugë, në shumicën e vendeve në botë përfshirë edhe Kosovën. Nën udhëheqjen e FIBA-së e cila e ka modernizuar dhe strukturuar këtë sport në dekadën e fundit , loja e basketit 3×3 ka mbëritur nga rrguët deri tek nivelet olimpike.

Loja e basketit 3×3 organizohet nëpër mbarë botën gjatë tërë vitit kalendarik, përmes shumë turneve të organizuar nën-ombrellën e FIBA-së dhe organizatave të shumta të 3×3 dhe streetballit, ndërsa edhe tek ne sivjet e ka festuar 20 vjetorin e lojës së organizuar në formë të kampionateve shtetërore që nga viti 2000 e ka filluar Streetball Kosova apo Shoqata e Streetballit të Kosovës, e cila është anëtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës nga viti 2005 dhe anëtere e FIBA 3×3 që nga 12 Shkurti 2013, duke u bërë institucioni i parë i basketbollit kosovar i pranuar nga FIBA; dy vite para edhe vet pranimit zyrtar të FBK-së në FIBA Bota dhe FIBA Europe.

Komentet janë të mbyllura.