Under Header

spot_img

VETËM NJË DUEL, SONTE NË SUPERLIGË

spot_img

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme hapet xhiro e 8-të në elitën e basketbollit kosovar.

Në planprogram për sot, është vetëm një përballje, por që pritet të jetë tejet interesante.

Xhiroja e tetë sonte do të hapet me ndeshjen ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të Kosovës, Bashkimit dhe Sigal Prishtinës. Prizrenasit kanë katër fitore dhe dy humbje në këtë edicion, derisa prishtinasit, pesë fitore dhe një humbje.

Ndeshja sonte nisë në ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Tri duele tjera zhvillohen nesër.

 

Per tu lexuar

spot_img

Të ngjajshme