Basketboll

RAHOVECIN FITON NDAJ PRIZRENIT, NGJITET NË MAJE TË TABELËS

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Rahoveci ka shënuar fitoren e gjashtë, sivjet në elitën e basketbollit të Kosovës sonte.

”Vreshtarët” sonte në “Mizahir Isma” kanë triumfuar ndaj Ponte Prizrenit me rezultatin 90-75, për tu ngjitur në krye të renditjes tabelare në elitën kosovare.

Rrjedha e ndeshjes ishte shumë interesante, me Rahovecin që e mbylli çerekun e parë në avantazh 25-17, përderisa Prizreni e fitoi çerekun e dytë ngushtë, 21-24, ndërsa në çerekun e tretë, dominoi përsëri Rahoveci 20-14, por dominini dhe vulosja e fitore së Rahovecit ndodhi edhe në çerekun e katërt(24-20) 90-75.

Në këtë fitore shumë të vlefshme të Rahovecit, sonte pikë dyshifrore arritën, Alban Veseli(20), Chris Bradford(19), Javis Howard(15) dhe Justin Gray e Arian Qallaku(nga 14).

Tek Prizreni u dalluan, Malcolm Canada me 26 pikë e Mendrit Ademi me 19 sosh.

Rahoveci me këtë fitore, merr kreun e renditjes tabelare në elitën e basketbollit kosovar, me gjithsejt 7 fitore e 1 humbje. Ndërsa, Ponte Prizreni tash ka 5 humbje e 4 fitore.

Komentet janë të mbyllura.