Basketboll

PRISHTINA SONTE LUAN NË LETONI, TË REJAT PARA NDESHJES…

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampionia aktuale e Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina sonte nga ora 18:00 do të përballet me Ventspils në Letoni, përballje kjo e vlefshme në kuadër të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup.

Prishtina deri tash, ka një fitore dhe një humbje në këtë edicion në grupet e FIBA Europe Cup, kurse Ventspils ka dy fitore në dy ndeshje të zhvilluara në këtë edicion.

AsistiOnline.com nga burime të mirë-informuara të afërta me klubin e Prishtinës, ka marrë vesh, se atmosfera në kampin bardhekaltërt para sfidës së sontme, është fenomenale dhe lojtarët e kryeqytetasve pritet të japin maksimumin para këtij dueli.

AsistitOnline poashtu iu është konfirmuar se, ekipi i Prishtinës, në përballjen e sontme është i kompletuar dhe nuk do të ketë mungesa, ndërsa klubi kryeqytetas në mëngjes ka zhvilluar stërvitjen e fundit, para duelit që e zhvillon sonte ndaj Ventspilsit në Letoni.

Synimi i kryeqytetasve është që të arrijnë sa më lartë në këtë garë, derisa edicionin e kaluar regjistruan suksesin më të madh, duke u kualifikuar në Top 16.

Takimi i sontëm do të jetë shumë interesant ndërmjet dy skuadrave që synojnë të kalojnë grupin.

Komentet janë të mbyllura.