Basketboll

TREPÇA FITON NË LIPJAN, NË NDESHJEN HAPËSE TË XHIROS

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës më në fund e ka arritur fitoren e dytë në elitën e basketbollit kosovar për stinorin e ri.

”Xehtarët” kanë triumfuar në udhëtim ndaj Lipjanit me rezultatin përfundimtar 91-100.

Ndeshja ishte shumë e ngushtë me Trepçën që e mbylli çerekun e parë me avantazh 20-29, ndërsa çereku i dytë solli përmbysje të rezultatit nga Lipjani dhe pjesa e parë u mbyll me rezultat 50-48, në të mirë të vendasve.

Në pjesën e dytë, Trepça luajti më me kujdes, duke arritur që ti fitoj dy periodat vendimtare të ndeshjes(24-27, 17-25) dhe në fund  arriti fitore të merituar në udhëtim.

Më të dalluarit në fitoren e mitrovicasve sonte ishin, Besnik Azemi e DJ Hanes me nga 31 pikë e EJ Boyce me 18 sosh.

Tek Lipjani u dalluan, De Marcus Stuckey me 35 pikë e Jenkins me 27 sosh.

Trepça me këtë triumf arrin fitoren e dytë në kampionatin kosovar krahas 6 humbjeve. Ndërsa, Lipjani edhe më tutje mbetet pa fitore dhe sonte pësoi disfatën e tetë me radhë.

Komentet janë të mbyllura.