LYONI BEFASON CSKA-NË, PANATHINAIKOSI TRIUMFON NDAJ VALENCIAS
Prishtinë(AsistiOnline) – Me dy ndeshje shumë interesante, është mbyllur edhe xhiro e 7-të e Euroligës.
Lyon Asveli i Francës ka arritur një fitore shumë të vështirë, por tepër të vlefshme si vendas, ndaj gjigantit rus CSKA Moska me rezultatin 67-66.
Rihards Lomasz me 15 pikë e Jordan Taylor me 14 sosh, ishin kontribuesit kryesorë të Lyonit në fitoren e tretë në Euroligë, krahash katër humbjeve.
Në anën tjetër, fitore sonte ka arritur edhe Panathinaikosi që ka mposhtur si vendas, Valencian 91-80.
Më të dalluarit në fitoren e tretë të Panës në Euroligë sivjet ishin, DeShaun Thomas me 19 poentime dhe Tyrese Rice me 14 sosh.
Komentet janë të mbyllura.