ZYRTARE: RAHOVECI PËRFORCON RADHËT E VETA EDHE ME NJË TË HUAJ

0

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit ka përforcuar radhët e veta edhe me një basketbollist të huaj.

”Vreshtarët” kanë zyrtarizuar lajmin, se kanë nënshkruajtur me fundorin amerikan, Joshua McFolley.

Fundori amerikan 22 vjeçar Joshua McFolley, është përforcimi më i ri i skuadrës së Rahovecit. Ai ishte pjesë e disa skuadrave në Detroit të SHBA-ve, derisa në edicionin e fundit nga 31 ndeshje ka startuar me 27 prej tyre duke shenuar mesatare prej 13.5 pikë për ndeshje.McFolley do të arrij sot në Rahovec për t’iu bashkuar skudrës “vreshtare”.