Basketboll

PONTE PRIZRENI ARRIN FITORE TË MADHE NË PEJË

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KB Ponte Prizrenit ka arritur fitore të madhe në udhëtim mbrëmjen e sontme.

Prizrenasit e udhëhequr nga Arbnor Rifati, me mund të madh por me plotë meritë kanë triumfuar ndaj KB Pejës me rezultatin 95-99.

Në fakt ndeshja ishte tejet e balancuar sidomos në pjesën e parë, përderisa edhe në pjesën e dytë vendosën disa detaje të vogla(23-19, 22-22, 28-28, 22-30), që ndeshja ti takoj Prizrenit.

Elliot Cole me 32 pikë, Ty Nichols me 18 pikë, Urim Zenelaj me 12 pikë e Mendrit Ademi me 11 pikë, ishin realizatorët kryesorë të fitores së Prizrenit.

Në anën tjetër tek Peja, për fitore sonte s’mjaftuan, Henrik Sirko me 26 pikë, por as Jordan Martin me 14 sosh.

Prizreni me fitoren e pestë sivjet, karshi 4 humbjeve, ngjitet në pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Peja tash ka 5 disfata e katër fitore.

Komentet janë të mbyllura.