PRISHTINA MPOSHT APOELIN EDHE NË QIPRO
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina ka arritur fitore të madhe në Nikozi të Qipros, në kuadër të fazës grupore në FIBA Europe Cup.
Kryeqytetasit nga Kosova, kanë mposhtur si mysafirë Apoelin me rezultat të përgjithshëm 80-107.
Ishin pikërisht lojtarët e Prishtinës, ata që e kishin avantazhin e ndeshjes që nga fillimi dhe për çdo çerek(23-31, 9-28, 25-27) përveq një të tillë(23-21) e kishin avantazhin dhe në fund me shumë meritë arritën fitore.
Divine Myles me 31 pikë, Mikaile Tmusic me 23 pikë e Fisnik Rugova me 17 sosh, ishin lojtarët më të dalluar në fitoren e Prishtinës sonte.
Tek Apoeli u dalluan, Dmitri Thompson me 22 pikë e Ioannis Giannaras me 13 sosh.
Kjo është fitorja e dytë e Prishtinës sivjet në grupet e FIBA Europe Cup, krahas dy disfatave.
Komentet janë të mbyllura.