Basketboll

PEJA FITON EDHE PËRBALLJEN E DYTË NË LIGËN BALLKANIKE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra kosovare, KB Peja ka arritur edhe fitoren e dytë në kuadër Ligës Ballkanike për stinorin e ri.

Pejanët në Palestrën e tyre “Karagaçi” kanë mposhtur ekipin nga Shqipëria “SK Vllaznia me rezultatin 78-67.

Sa i përket rrjedhës së ndeshjes, ishte Peja ajo që e kontrolloi pothuajse tërë ndeshjen, duke i fituar tri periudhat e para(23-16, 25-19, 15-13), përderisa çerekun e fundit e fitoi skuadra e Vllaznisë(15-19), por pa arritur të lë gjurmë në ndeshje.

Lojtarët më të dalluar në triumfin e ekipit të Pejës sonte ishin, i rikthyeri sonte nga lëndimi Drilon Hajrizi me 22 pikë, pas tij u rendit Henrik Sirko me 20 pikë, por u dallua edhe Malcom Armstred me 16 pikë.

Tek Vllaznia e Shkodrës, s’mjaftuan për fitore, Colin Voss me 16 pikë e Devone Thomas me 16 pikë.

Kjo është fitorja e dytë e KB Pejës sivjet në Ligën Ballkanike, nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Komentet janë të mbyllura.