Basketboll

PËRFUNDON XHIRO E 8-TË E EUROLIGËS, ME DY SUPER-BEFASI

Prishtinë(AsistiOnline) – Me tre ndeshje në program, ka përfunduar xhiro e 8-të e Euroligës që edhe këtë xhiro ishte tejet interesante.

Befasia e parë e sontme u regjistrua në Beograd, ku Lyon Asvel, mposhti si mysafirë pas vazhdimeve skuadrën e Crvena Zvezdës 72-74, pasiqë koha e rregullt përfundoi 65-65.

Befasia e dytë e natës, ndodhi në Spanjë. Atje ku Valencia mposhti Bayernin e Mynihut thellë 82-56.

Dhe krejt në fund, Olimpiakosi, arriti fitore në Greqi ndaj Zalgiris Kaunas me rezultat 83-74.

 

Komentet janë të mbyllura.