PRISHTINA RIKTHEHET TEK FITORET, TRIUMFON NDAJ PRIZRENIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina është rikthyer tek fitoret në Superligën e Kosovës, pas një disfate të pakëndshme nga Rahoveci në vikend.
Kryeqytetasit kanë triumfuar në udhëtim tek skuadra e Ponte Prizrenit me shifrat e përgjithshme 72-88.
Pjesa e parë e ndeshjes, përfundoi me rezultat të barabartë 36-36, kjo në saje të dy çerekëve të cilët, herë njëri e herë tjetrin ju takuan skuadrave me shifrat identike(17-19, 19-17).
E në pjesën e dytë, pamë një fytyrë krejtësisht tjetër të Prishtinës, që dominoi në total dy periodat e fundit(15-26, 21-26) dhe arriti fitore të merituar ndaj skuadrës prizrenase.
Pikë dyshifrore në fitoren e Prishtinës sonte arritën, Fahro Alihodzic(26), Jonathan Wade(19), Mikaile Tmusic(17) e Divine Myles(13).
Tek Ponte u dalluan, Malcolm Canada me 20 pikë, Urim Zenelaj me 15 pikë e Elliot Cole me 13 sosh.
Prishtina rikthehet tek fitoret, duke arritur triumfin e gjashtë në Superligë sivjet, krahas tri humbjeve. Ndërsa, Prizreni tash ka pesë fitore e pesë disfata.
Komentet janë të mbyllura.