PËRMBYLLET XHIRO E 11-TË E SUPERLIGËS, LIDERI S’NDRYSHON
Prishtinë(AsistiOnline) – Është përmbyllur edhe xhiro’ja e 11-të në Superligën e Basketbollit të Kosovës, vikendin që lamë pas.
Edhe kjo xhiro u përshkua me ndeshje të forta e rivalitet të madh në parket.
Dy ndeshje u zhvilluan të premtën, përderisa dy të shtunën:
Golden Eagle Ylli të shtunën, shënuar fitore ndaj Lipjanit me rezultat 104:91 (26:26, 33:21, 16:21, 29:24).
Në po të njëjtën ditë, Bashkimi i Prizrenit ka vazhduar me formë të mirë në Superligë, derisa ka mundur Trepçën në derbin e moqëm me rezultat 80:65 (16:18, 26:16, 20:17, 18:14).
Të dielën, Rahoveci ka shënuar fitore në Superligë, duke e mundur Feronikelin me rezultat 87:61 (23:17, 29:20, 20:16, 15:8), në kuadër të xhiros së 11-të.
Dhe xhiro është përmbyllur në Prizren, atje ku Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 72:88 (17:19, 19:17, 15:26, 21:26).
Këtë xhiro, Peja ka pushuar.
Pas javës së 11-të, renditjes tabelare i prinë Rahoveci me 19 pikë, i pasuar nga Bashkimi me 18 pikë, të pasuara me nga 15 pikë qëndrojnë, Prishtina, Ylli e Prizreni. Peja e Feronikeli në pozitat 6/7 me nga 13 pikë. Në pozitën 8 gjendet Trepça me 11 pikë dhe Lipjani i fundit me 10 pikë.
Komentet janë të mbyllura.