Basketboll

VALENCIA, OLIMPIAKOSI E ZVEZDA ARRIJNË FITORE NË XHIRON E 9-TË TË EUROLIGËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur edhe dita e parë e xhiros së 9-të ë Euroligë me tri ndeshje shumë interesante.

Zvezda ka arritur fitore të madhe në udhëtimin e saj në Lituani, duke mundur Zalgiris Kaunas me rezultatin e ngushtë 59-61.

Fitore në udhëtim sonte ka arritur edhe Olimpiakosi që ka mposhtur Albën e Berlinit me rezultat 80-99.

Dhe në ndeshjen e fundit, Valencia spanjolle mposhti Khimkin e Moskës nga Rusia 89-84.

Komentet janë të mbyllura.