Basketboll

RAHOVECI RADHIT FITORET, BLINDON KREUN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit po vazhdon me formën e mirë në elitën e basketbollit kosovar.

”Vreshtarët” sonte kanë mposhtur Trepçën e Mitrovicës me rezultatin final 99-74.

Në fakt pjesa e parë e ndeshjes, ishte shumë më e barabartë, me çerekun e parë që përfundoi baraz 24-24, përderisa në atë të dytë, Rahoveci luftoi më shumë dhe e mbylli pjesën e parë me avantazh(23-16) 47-40.

E në pjesën e dytë, Rahoveci ishte shumë më efikas se Trepça, duke bërë që dy çerekët e fundit t’ju takonin vendasve(23-17, 29-17) dhe në fund me meritë arritën fitore të merituar.

Lojtarët më të dalluar në fitoren e Rahovecit sonte ishin, Joshua McFolley me 35 pikë, Javis Howard me 17 pikë e Jure Gunjina me 13 pikë.

Tek Trepça u dalluan, DJ Hanes me 25 pikë e Imer Tahiri me 17 pikë.

Kjo është fitorja e njëmbëdhjetë e Rahovecit sivjet, karshi vetëm një disfate, duke blinduar kështu pozitën e parë me 23 pikë. Ndërsa, Trepça mbetet e parafundit me 12 pikë, nëntë humbje e dy fitore

 

Komentet janë të mbyllura.