SHTYHEN DY NDESHJET E FUNDIT TË XHIROS SË 13-TË NGA SUPERLIGA E KOSOVËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Dy ndeshjet e fundit nga xhiro e 13-të e Superligës së Kosovës në Basketboll, të parapara për tu luajtur ditën e nesërme, janë shtyer edhe zyrtarisht, raporton AsistiOnline.com
Pas tragjedisë së sotme natyrore në shtetin amë të Shqipërisë, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shpallur ditën e nesërme, ditë zie në vendin tonë dhe me ç’rast Federata e Basketbollit të Kosovës, ka anuluar të gjitha aktivitetet zyrtare të parapara për ditën e mërkurë.
AsistiOnline.com, ka mësuar ekskluzivisht se edhe dy ndeshjet nga Superliga e Kosovës për seniorë të parapara për tu luajtur nesër, Peja-Feronikeli dhe Ponte Prizreni-Lipjani, janë shtyer dhe do të luhen, pasnesër(e enjtë) në po të njëjtin termin, nga ora 19:00.
Stafi i emisionit të ASISTIT dhe ASISTIONLINE, shpreh ngushëllimet më të sinqerta, për familjet e viktimave dhe të lënduarve të tërmetit të sotëm në Shqipëri dhe solidarizohet plotësisht me popullin shqiptar në dhimbje, pas kësaj tragjedie natyrore që i goditi ata.
Komentet janë të mbyllura.