Basketboll

SONTE DY-SUPER NDESHJE, HAPIN XHIRON E 13-TË NGA SUPERLIGA

Sot dhe nesër do të zhvillohet xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovë në basketboll.

Ndeshja më interesante në këtë xhiro është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit. Therandasit kanë grumbulluar 17 pikë, duke u renditur në vendin e katërt, kurse dy pozita më lartë është Bashkimi, që ka grumbulluar 18 pikë. Në edicionet e fundit takimet ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë qenë interesante dhe kështu pritet të jetë edhe sonte mbrëma në palestrën ‘13 Qershori’ në Therandë.

Ndërkohë, lideri Rahoveci do të ndeshet me Trepçën. Vreshtarët e kanë nisur këtë edicion për mrekulli, ku kanë dhjetë fitore dhe një humbje, kurse mitrovicasit kanë dy fitore dhe tetë humbje.

Të mërkurën do të përballen Peja dhe Feronikeli që kanë nga 14 pikë, por pejanët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, andaj ndeshja në ‘Karagaçi’ pritet të jetë shumë interesante. Po të mërkurën, Ponte Prizreni që ka gjashtë fitore dhe pesë humbje do të sfidohet nga Lipjani, që edhe më tutje nuk ka shënuar fitore në elitë, duke pësuar 11 humbje. Sigal Prishtina pushon në këtë xhiro.

Superliga – Java 13
E martë
19:00 Rahoveci – Trepça
19:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi
E mërkurë
19:00 Peja – Feronikeli
19:00 Ponte Prizreni – Lipjani

Komentet janë të mbyllura.