VAZHDON FORMA E MIRË E YLLIT, NËN-DIRIGJIMIN E RADOVICIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit, po vazhdon me formën e saj të mirë pas ardhjes së trajnerit të ri.
Therandasit sonte kanë triumfuar në derbi, ndaj Bashkimit të Prizrenit me rezultatin final, 89-79.
Ishte skuadra e Yllit, ajo që e udhëhoqi ndeshjen e sontme ndaj Bashkimit pothuajse për çdo çerek(26-19, 24-21, 18-20, 21-19), duke bërë që fitorja e Yllit në fund të ishte e padiskutueshme.
Lojtarët që u dalluan sonte në triumfin e Yllit ishin, Samir Zekiqi me 25 pikë, Altin Morina e Alante Fenner me nga 17 pikë, e Jameel McKay me 14 pikë.
Tek Bashkimi s’mjaftuan për triumf, Terik Brigdeman me 25 pikë e Corey Ross e Stivie Clark me nga 19 pikë.
Kjo është fitorja e tetë e Yllit sivjet, karshi tri disfatave dhe therandasit tash ngjiten në pozitën e dytë me 19 pikë. Ndërsa, Bashkimi mbetet në kuotën e tetë fitoreve dhe pëson disfatën e tretë, por tash bije në pozitën e tretë me 19 pikë.
Komentet janë të mbyllura.