Basketboll

SHTYHET NDESHJA VËLLAZËRORE, SHQIPËRI-KOSOVË

Ndeshja vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, e paraparë të zhvillohet më 28 nëntor në Shkodër është shtyrë për një datë tjetër, që do të caktohet më vonë.

Përkundër dëshirës së madhe për të shënuar ditën e Pavarësisë së shqiptarëve me një ndeshje vëllazërore, takimi nuk mund të zhvillohet, derisa Shqipëria është prekur nga një tërmet i fuqishëm, ku ka dhjetëra viktima dhe qindra të lënduar.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej për nder të Ditës së Flamurit, derisa duhet theksuar se FBK-ja ka një bashkëpunim shumë të mirë me Federatën Shqiptare të Basketbollit, ku me kënaqësi kishte pranuar ftesën për këtë miqësore.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka ofruar ndihmën e saj për vëllezërit tanë në Shqipëri për çfarëdo që kanë nevojë.
FBK-ja poashtu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të lënduarve u uron shërim sa më të shpejtë.

Komentet janë të mbyllura.