PRIZRENI S’LEJON BEFASI, MOHON FITOREN E PARË TË LIPJANIT
Prishtinë(AsistiOnline) – Ponte Prizreni e ka mposhtur Lipjanin me shumë vështirësi, në këtë ndeshje që ishte e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës.
Prizrenasit kanë arritur fitore ndaj Lipjanit sonte, por me shumë vështirësi 91-78.
Prizreni e nisi më mirë këtë sfidë, duke e mbyllur çerekun e parë në avantazh 24-18, përderisa Lipjani u rikthye furishëm në çerekun e dytë, duke e fituar atë 12-29 dhe e mbylli pjesë e parë në avantazh 36-47.
Loja e mirë e Lipjanit vazhdoi edhe në çerekun e tretë edhe pse Prizreni e fitoi çerekun e tretë 26-19, nuk mundi ta rikthejë avantazhin. Ndërsa, përmbysja e madhe e prizrenasve erdhi në periodën e fundit, 29-12 dhe në fund arriti fitore me plotë meritë.
Lojtarët më të dalluar në fitoren e sontme të Ponte Prizrenit ishin, Ty Nichols me 30 pikë, Elliot Cole me 17 pikë e Malcom Canada me 16 pikë.
Tek Lipjani u dalluan, DeMarcus Stuckey me 32 pikë e Devaughn Jenkins me 25 pikë.
Prizreni sonte arriti fitoren e shtatë, krahas pesë humbjeve. Ndërsa, Lipjani pësoi edhe disfatën e dymbëdhjetë, nga po aq ndeshje të zhvilluara.
Komentet janë të mbyllura.