Basketboll

SHITJA E BILETAVE NË TË DYJAT NDESHJET E SUPERLIGËS SONTE, DEDIKIM TË PREKURVE NGA TËRMETI NË SHQIPËRI

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohen dy takime njëherazi të fundit në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Basketbollit të Kosovës.

Peja në “Karagaç” e pret Feronikelin dhe Klubi i Basketbollit Peja ka vendosur që të gjitha të hyrat nga ndeshja ti dedikohen motrave dhe vëllëzërve tonë në Shqipëri që pësuan nga tërmeti.

E njësoj do të veprohet edhe në Prizren, atje ku takohen, Prizreni e Lipjani dhe paratë nga shitja e biletave, drejtuesit e klubit prizrenas, kanë vendosur t’ju dedikojnë motrave dhe vëllezërve tanë që pësuan nga tërmeti në Shqipëri.

Komentet janë të mbyllura.