FITORE TË FAVORITËVE NË XHIRON E 13-TË
Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur edhe një xhiro shumë interesante në Superligën e Basketbollit Kosovar.
Bëhet fjalë për xhiron e 13-të, që dha ndeshje shumë interesante, me rivalitet të theksuar në parket.
Xhiro u hap në Therandë, atje ku Golden Eagle Ylli ka mundur Bashkimin në derbin e xhiros, 89:79 (26:19, 24:21, 18:20, 21:19). Tashmë të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe tri humbje.
Në po të njëjtën ditë, Rahoveci ka shënuar fitoren e radhës në Superligë, derisa si vendas ka mundur Trepçën me rezultat 99:74 (24:24, 23:16, 23:17, 29:17). Rahoveci është lider me 11 fitore dhe një humbje, kurse Trepça ka dy fitore dhe nëntë humbje.
Ndërsa të enjtën, Ponte Prizreni ka mundur Lipjanin me rezultat 91:78 (24:18, 12:29, 26:19, 29:12). Ponte Prizreni ka shtatë fitore dhe pesë humbje, kurse Lipjani ka 12 humbje në 12 ndeshje.
Dhe në ndeshjen e fundit të xhiros, Në një ndeshje me shumë emocione, Peja ka mundur Feronikelin me rezultat 107:100 (33:14, 35:21, 19:39, 20:26). Peja ka pesë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Feronikeli tri fitore dhe nëntë humbje.
Pas xhiros së 13-të, renditjes tabelare vazhdon ti prijë Rahoveci me 23 pikë, në pozitat 2/3/4, gjenden Ylli, Bashkimi e Prizreni nga 19 pikë të grumbulluara, pastaj radhitet Prishtina me 17 pikë, Peja me 16 pikë, pasohet nga Feronikeli me 15 pikë, si e parafundit Trepça me 13 pikë e Lipjani me 12 sosh.
Komentet janë të mbyllura.