Basketboll

LIDERI S’KALON NË PRIZREN, BASHKIMI I PAMPOSHTUR SI VENDAS

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit e ka arritur edhe një fitore të madhe, kësaj radhe duke mposhtur liderin e Superligës, Rahovecin.

”Portokallinjët” sonte në “Sezai Surroi” mposhtën Rahovecin me rezultatin e ngushtë 85-81.

Në fakt ndeshja ishte shumë interesante, me Rahovecin që i fitoi ngushtë dy periodat e para të ndeshjes edhe pse minimalisht 19-21, 20-21, ndërsa përmbysja e fuqishme e Bashkimit erdhi në çerekun e tretë, kur Bashkimi e fitoi bindshëm këtë çerek 33-18 dhe përkundër lojës së mirë të Rahovecit në periodën e fundit(13-21), kjo nuk mjaftoi për fitore.

Tek Bashkimi në fitore sonte spikatën, Core Ross me double, double(26pk, 10krc), Ujkan Karanezi poashtu me double, double(19pk, 12 krc), Qëndrim Biraj me 14 pikë, Gazali Makasqi me 10 pikë e Stevie Clark me 10 sosh.

Tek Rahoveci u dalluan, Joshua McFolley me 17 pikë, si dhe Jure Gunjina e Chris Bradford me nga 16 pikë.

Kjo është fitorja e nëntë e prizrenasve, krahas tre disfatave. Ndërsa, Rahoveci sonte pësoi disfatën e dytë dhe ka njëmbëdhjetë fitore.

 

Komentet janë të mbyllura.