LIGA E PARË: PAS XHIROS SË 7-TË, VËLLAZNIMI VAZHDON FUQISHËM KRYESIMIN
Dje u zhvilluan tri ndeshje në Ligën e Parë në basketboll në kuadër të xhiros së shtatë.
Vëllaznimi ka shënuar fitoren e shtatë në shtatë ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje. Skuadra kuqezi ka mundur në udhëtim Kerasan Prishtinën me rezultat 63:78.
Kuqezinjtë janë një nga favoritët kryesorë për tu rikthyer në Superligë nëse vazhdojnë me këtë formë. Ndërkohë, Kerasan Prishtina ka tri fitore dhe tri humbje deri më tani.
Ndeshje shumë interesante është zhvilluar ndërmjet Istogut dhe Prishtina e Re, ku fituesi është përcaktuar vetëm pas dy vazhdimeve dhe në fund ka fituar Prishtina e Re me rezultat 96:97. Dy skuadrat tani kanë nga tri fitore dhe tri humbje.
Në ndeshjen e fundit të kësaj xhiro, Drita ka mundur në udhëtim AS Prishtinën 65:71. Dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe dy humbje.
Ndeshja e fundit, ndërmjet New Basket dhe Vushtrrisë nuk u zhvillua fare.
Komentet janë të mbyllura.