Basketboll

XHIRO E MESJAVËS NË SUPERLIGË, HAPET SONTE ME DY NDESHJE INTERESANTE

Prishtinë(AsistiOnline) –Ditën e sotme nisë edhe xhiro e 15-të, në kuadër të Superligës së Basketbollit të Kosovës.

Për ditën e sontme janë të parapara dy ndeshje tejet interesante.

Ponte Prizreni-Bashkimi është derbi lokal që zhvillohet sonte. Dy skuadrat renditen në pozitat 2 dhe 3 nga me 21 pikë, megjithatë, Ponte Prizreni ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Kështu sonte në mbrëmje pritet një ndeshje e bukur për adhuruesit e basketbollit në Prizren.

Po sonte ndeshen Sigal Prishtina-Lipjani, ku kampionët e Kosovës janë favoritë, pasi lipjanasit kanë 13 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, derisa prishtinasit kanë tetë fitore dhe tri humbje.

Të dyja ndeshjet e sontme nisin në ora 19:00 dhe transmetohen në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.