Basketboll

XHIRO E 15-TË, MË PROBLEMATIKJA DERI TANI

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 15-të e Superligës së Basketbollit të Kosovës u mbyllë dje me dy ndeshje shumë interesante.

Ajo çfarë vlen të ceket nga këto ndeshje, është fakti se kjo xhiro, deri më tani nga 15, të zhvilluarat është më problematikja për nga dënimet e shqiptuara për klubet dhe akterët e tjerë nga FBK-ja.

Në bazë të raporteve të vëzhguesve nga ndeshjet e Xhiros së XV-të Superligës së Kosovës, zhvilluar me 04/05.12.2019 , Komesari i Garave ka bërë regjistrimin e ndeshjeve dhe ka publikuar disa dënime për klubet.

VENDIME:
1.Besnik Azemi( KB.Trepça) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
2.Ej Boyce ( KB.Trepça) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
3.Jordan Martin( KB.Peja) Konform Nenit 50.1 te PG denohet me 100 euro.
4.KB.Bashkimi , Konform Nenit 49.6 te PG denohet me 200 euro.
5.KB.Rahoveci , Konform Nenit 49.3 te PG denohet me 600 euro.

 

 

Komentet janë të mbyllura.