Basketboll

SIXERS FITOJNË DERBIN NDAJ RAPTORS

Prishtinë(AsistiOnline) – Derbi i natës së mbrëmshme në NBA, padyshim që u zhvillua në “Wells Fargo Center” të Philadelphias.

Në këtë ndeshje, vendasit e Philadelphias u takuan me kampionët aktualë të NBA-së, Toronto Raptors dhe fitorja ju takoi vendasve të Philas 110-104.

Harris me 26 pikë e Thybulle me 20 pikë, ishin lojtarët që spikatën në këtë fitore të Sixers.

Tek Raptors s’mjaftuan për fitore, Lowry me 26 pikë e Anunoby me 19 pikë.

Komentet janë të mbyllura.