BRAHA E PLANTAK RIKTHEHEN TE TREPÇA, PRITEN NDRYSHIME TË TJERA
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër skuadrat më me renome në basketbollin e Kosovës, KB Trepça po kalon në njërën prej krizave më të thella në histori të saj që nga themelimi.
Kjo ka bërë që drejtori i deritanishëm i klubit Naim Hajrizi të jap dorëheqje dhe në vend të tij, tashmë është rikthyer ish-basketbollisti i Trepçës, Besim Braha.
AsistiOnline.com ka mësuar se me të marrë postin e drejtorit, Besim Braha menjëherë ka rikthyer në ekip trajnerin me të cilin Trepça u pati shpallur kampione para 7 vjetësh, kroatin Neven Plantak.
Mësohet se këto nuk pritet të jenë ndryshimet e vetme tek Trepça, pasi në ditët në vijim pritet të ketë ndryshime edhe përbrenda rosterit në lojtarë.
Trepça momentalisht gjendet në pozitën e 8-të, apo të parafundit që dërgon direkt në Ligën e parë të Kosovës e që nëse ndodh kjo, do të ishte për herë të parë në histori të klubit.
Komentet janë të mbyllura.