Basketboll

LYONI TRONDIT MILANON, BAYERNI RIKTHEHET TEK FITORET

Prishtinë(AsistiOnline) – Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e radhës në kuadër të xhiros së 13-të në Euroligë.

Bayerni i Mynihut është rikthyer tek fitoret, pas tri disfatave rresht. Bavarezët sonte në shtëpi mposhtën Zenitin 77-69.

Serbi, Vladimir Lucic me 17 pikë, ishte lojtari më i dalluar në fitoren e Bayernit sonte.

Në anën tjetër, humbjen e dytë befasueses me radhë e pësoi, Olimpia Milano që u mposht në udhëtim tek Lyoni 89-82.

Më i dalluari në këtë fitore shumë të vlefshme të Lyonit sonte ishte, David Lighty me 19 pikë.

Komentet janë të mbyllura.