Basketboll

MBYLLIN VJESHTËN ME FITORE TË THELLË, 2/2 NËN-DREJTIMIN E PLANTAKUT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Trepçës e ka arritur edhe fitoren e dytë me radhë në Superligën e Basketbollit Kosovar.

”Xehtarët” sonte kanë demoluar në tërësi, skuadrën mysafire nga Lipjani me rezultatin e përgjithshëm, 102-56, që përveç se ishte e dyta rresht, ishte edhe më e thella e stinorit për ta.

Ndeshja në fakt nuk ishte fortë histori, me Trepçën që dominoi në tërësi ndeshjen, duke fituar të katër periodat e ndeshjes(32-14, 27-11, 24-17, 19-14).

Lojtarët që arritën pikë dyshifrore në fitoren e Trepçës sonte ishin, DJ Hanes e Besnik Azemi(15), Malik Irwin(13), Valdrin Haxhiu e Ramadan Zekiqi(12), si dhe EJ. Boyce e Burim Zekiqi(10).

Tek Lipjani, Fazli Vitia me 23 pikë e Besmir Nuli me 17 sosh, ishin më efikasët.

Ishte kjo fitorja e katërt sezonale e Trepçës, karshi 12 disfatave, përderisa Lipjani mbyll stinorin vjeshtor pa fitore, me 16 disfata, nga po aq ndeshje të luajtura, që është një bilanc katastrofal për lipjanasit.

Komentet janë të mbyllura.