PRISHTINA FITON ME SHUMË MUND NË THERANDË
Prishtinë(AsistiOnline) – Sigal Prishtina e ka fituar përballjen kryesore të xhiros së 18-të në elitën e basketbollit kosovar.
Kryeqytetasit e kanë mbyllur stinorin vjeshtor me një fitore tejet të mundimshme në udhëtim te Golden Eagle Ylli me rezultatin final 79-82.
Prishtina e nisi më mirë ndeshjen, duke e fituar çerekun e parë ngushtë 15-17, përderisa Ylli në çerekun e dytë u tregua pak më i mirë, duke e fituar poashtu ngushtë këtë periodë 26-25, por Prishtina e mbajti avantazhin minimal të ndeshjes 41-42.
Loja e ngushtë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, me Prishtinën që e fitoi periodën e tretë 18-23, ndërsa përkundër se Ylli fitoi periodën e fundit 20-17, nuk ishte e mjaftueshme ta fitonte edhe ndeshjen dhe në fund iu deshtë të pajtohej me fitoren e Prishtinës.
Divine Myles me 26 pikë e Fahro Alihodzic me 20 pikë, ishin lojtarët kryesor në fitoren e Prishtinës sonte.
Tek Ylli, Samir Zekiqi me 24 pikë e Jameel McKay me 16 pikë s’mjaftuan për fitore.
Ishte kjo fitorja e 13 e Prishtinës, karshi 3 disfatave sivjet. Ndërsa, Ylli pësoi edhe disfatën e 6 karshi 10 fitoreve.
Komentet janë të mbyllura.