Basketboll

PEJA TRIUMFON NË DERBIN NDAJ RAHOVECIT, MBYLL VJESHTËN ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – KB Peja e ka fituar derbin e xhiros së fundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Basketbollit të Kosovës, ndaj Rahovecit.

Pejanët kanë triumfuar në “Mizahir Isma”, me shumë vështirësi, në një ndeshje të jashtëzakonshme me rezultatin final 95-109.

Rahoveci ishte skuadër më e mirë në fillim, duke bërë që çereku i parë të mbyllet 24-19, ndërsa në atë të dytë, pejanët u rikthyen në lojë dhe përpos që e fituan periodën e dytë 26-34, morrën edhe avantazhin e pjesës së parë, 50-53, me trepikëshin në sekondën e fundit nga kroati Henrik Sirko.

Loja e ngushtë vazhdoi edhe në pjesën e dytë, kjo bëri që perioda e tretë e ndeshjes të përfundonte baraz 22-23, në çerekun e fundit, Peja u tregua shumë më e kujdesshme dhe përpos fitimit të periodës vendimtare 22-30 e fitoi edhe ndeshjen me meritë.

Më të dalluarit në fitoren e Pejës sonte ishin, Nigel Johnson me 32 pikë, Drilon Hajrizi me 24 pikë e Henrik Sirko me 18 sosh.

 

Tek Rahoveci s’mjaftuan për fitore, Darrel Davis me 30 pikë e Joshua McFolley me 24 pikë.

Ishte kjo fitorja e 9 sezonale e Pejës sonte, karshi 7 disfatave. Ndërsa, Rahoveci, pësoi edhe disfatën e 5, karshi 11 fitoreve.

 

Komentet janë të mbyllura.