Basketboll

BOSTONI E PHILADELPHIA FESTOJNË KRISHTLINDJET ME FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Philadelphia e Bostoni kanë festuar me fitore, natën e Krishtlindjeve sonte në NBA.

Bostoni ka triumfuar në udhëtim tek Toronto me rezultatin e thellë 102-118.

Jaylen Brown me 30 pikë e Kemba Walker me 22 sosh, spikatën në këtë fitore të Bostonit në Kanada.

Ndërsa fitore sonte ka arritur edhe Philadelphia që ka triumfuar ndaj Milwaukke Bucks me rezultat 121-109.

Tek Sixers në fitore u dalluan, Embiid me 31 pikë e Harris me 22 sosh.

Komentet janë të mbyllura.