PESËSHJA DHE MVP I VJESHTËS NË SUPERLIGË(VIDEO+LAJM)
Demarkus Stuckey – Lipjani
Plejmejkeri më i mirë i Superligës së Kosovës në Basketboll për edicionin vjeshtor shpallet amerikani i Lipjanit, Demarkus Stuckey i cili me lojërat e shkëlqyeshme shkëlqeu individualisht edhe pse skuadra e tij mbeti pa fitore në kte gjysmëstinor të Superligës.
Stuckey ishte koshashënuesi më i mirë i Superligës në vjeshtë me mesatare prej 30,7 pikëve për ndeshje ndërsa me 7,1 asistime për ndeshje ishte asistuesi i dytë më mirë. Këtyre statistikave po ashtu duhet t’i shtohen edhe 5,9 kërcime dhe 1,9 topa të vjedhur për çka gjatë kësaj vjeshte Stuckey u vlerësua me indeks mesatar prej plus 26,7.
Sa i përket emërimit të tij në 5-shen dhe si MVP-i i javës në ASIST, Demarkus Stuckey ishte 3 herë në pesëshe dhe një herë u shpall MVP.
Gjitha këto të arritura individuale e bëjnë plejmejkerin më të mirë të kësaj vjeshte në Superligë dhe pa dyshim se skuadrat që synojnë trofe sivjet, do t’i vihen pas.
FUNDORI I VJESHTËS 2019/2020
Malcolm Canada – Bashkimi
Fundori më i mirë për edicionin vjeshtor të Superligës pa asnjë dyshim ishte Malcolm Canada i Ponte Prizrenit.
Ai ishte lider dhe shtylla kryesore e rezultateve të mira të Pontes që po vazhdon të luftoj për të zënë pozitë sa më të mirë startuese në Play Offin e sivjetmë.
Canada është i treti në listën e më të mirëve tëe elitës së basketbollit kosovar dhe atë në tri elemente.
Me 22,6 pikë për ndeshje ai është koshashënuesi i tretë më efikas, po ashtu edhe asistuesi i tretë më i mirë me mesataren prej 6,4 asistimeve si dhe rrëmbyesi i tretë më i mirë me 2,4 topa të vjedhur.
Ai poshtu pati mesatare prej 6.8 kërcimeve dhe për këto performansa u vlerësua me indeksin mesatar prej plus 28,5 dhe si rezultat i këtyre lojërave të mira 4 herë u zgjodh në pesëshen më të mirë të javës dhe 1 herë MVP. Gjitha këto , Malcolm Canadas të Ponte Prizrenit i sjellin epitetin e fundorit më të mirë në vjeshtën e 2019-tës.
ALO I VJESHTËS 2019/2020
Samir Zekiqi – Rahoveci
Alo më i mirë i sezonit vjeshtor 2019 -2020 shpallet Samir Zekiqi i cili me ardhjen në Golden Eagle Ylli, soli fuqi, eksplozivitet dhe atraksion ndërsa me lojërat e tij të shkëlqyeshme i ndihmoi therandasit që të mbajnë hapin në betejë për pozitë sa më të mirë startuese në Play Offin e sivjetmë që do të jetë shumë interesant dhe dramatik.
Samiri luajti në të gjitha ndeshjet e këtij edicioni duke pasur formë konstante me 21,2 pikë të shënuara për ndeshje ai ishte koshashënuesi i 6-të më i mirë në Superligë ndërsa në çdo ndeshje shtoi mesatarisht nga 6,2 kërcime, 3 asistime dhe vodhi 1 top për çka u vlerësua me indeks mestar prej 21,4. Kte vjheshtë, nga ana e ASIST-it , Samir Zekqi u përzgjodh 5 herë në 5-shen më të mirë të Javës dhe pa asnjë dyshim ishte aloja më e mirë në vjeshtë
ALO QENDRA E VJESHTËS 2019/2020
Terik Bridgeman – Bashkimi
Betejë e madhe është zhvilluar për epiteti e më të mirit në pozitën e aloqendrës ndërmjet Shirkos së Pejës dhe Brixhmanit të Bashkimit. Në fund më i miri doli të jetë alo-qendra e portokallinjve, fal lojërave të cilit Bashkimi e përmbylli vejshtën në pozitën e tretë.
Terik Brixhman jo vetëm se ishte një prej lojtarëve më atraktiv në Superligë këtë vjeshtë por njëherësh ishte edhe një nga vetëm 3 lojtarët që luajtën me double double mesatare.
Kontributi i tij mesatar kte vjeshtë ishte 19,3 pikë dhe 10,5 kërcime për ndeshje. Ai ishte koshashënuesi i dhjetë më efikas në Superligë dhe kërcyesi i katërt më i mirë.
Po ashtu, me 1,2 bllokada për ndeshje, Brixhman ishte bllokuesi i katërt më i rrezikshëm kurse me indeksin prej plus 25,7 ishte alo-qendra më e mirë.
Gjatë vjeshtës, ky fluturues atraktiv i portokallinjve u përzgjodh 5 herë në 5-shen e javës kurse 1 herë u emërua MVP në ASIST dhe për gjitha këto të arritura e fitoi epitetin e alo-qendrës më të mirë të Superligës për vjeshtën 2019.
QENDRA E VJESHTËS 2019/202
Urim Zenelaj – Ponte Prizreni
5shen e vjeshtës po e përmbyllim me mbretin në brendi të zonës së ngjyrosur. Në këtë pozitë, qendra më dominuese e vjeshtës ishte gjiganti i Ponte Prizrenit, Urim Zenelaj.
216 centimetërshi i bardh e zinjve gjatë vjeshtës dominoi absolutisht nën kosha duke qenë kërcyesi më i mirë i Superligës me 13,3 kërcime dhe me 1,7 bllokada ishte bllokuesi i dytë më i mirë.
Urimi është në mesin e treshes s vetme të Superligës që luajti me douvle double mestare kte gjysmëstinor. Ai kishte mesatare prej 11.8 pikëve dhe si tham 13, 3kërcimeve kurse me 2,8 asistime dhe 1,7 bllokada për përballje ai u vlerësua me indeksin mesatar vjeshtor prej plus 25,4.
Gjatë vjeshtës u përzgjodh 5 herë në pesëshen më të mirë të javës dhe dy herë e fitoi epitetin e MVP-së në ASIST.
MVP I VJESHTËS – 2019/2020
Malcolm Canada – Ponte Prizreni
Krejt në fund, me indeksin mesatar më të lartë prej plus 28.5 , MVP i vjeshtës shpallet fundori i Ponte Prizrenit: Malcolm Canada
Loja e tij ishte më efektive nga gjithë të tjerët. Ai pati mesatare prej
22,6 pikëve, 6,8 kërcimeve dhe 6,4 asistimeve kurse proporcionin e topave të vjedhur me topa të humbur e kishte 1 me 1 duke vjedhur mesatarisht nga 2,4 topa për ndeshje dhe humbur po aq
Po ashtu duhet theksuar se pati efikasitet mesatar fenomenal prej 54% nga loja dhe 82% nga gjuajtjet e lira.
Gjitha këto dhe që është më e rëndësishme, indeksi më i lartë mesatar prej plus 28,5 për ndeshje, Malcolm Canadasë ia sjell epitetin e mbretit të Superligës në vjeshtën e 2019-tës
Komentet janë të mbyllura.