ALBA DHE LYONI BEFASITË E MBRËMJES
Prishtinë(AsistiOnline) – Para pak çastesh ka përfunduar edhe dita e parë e xhiros së 16-të në Euroligë, me dy ndeshje shumë interesante.
Alba e Berlinit ka triumfuar si vendase, ndaj mysafirëve të Baskonias me rezultatin 81-57.
Në këtë fitore të Albës sonte u dallua, Martin Hermannsson me 18 pikë.
Në anën tjetër, Lyoni në Francë ka arritur të mposht Khimkin e Moskës ngushtē 92-88.
Lojtari që spikati në fitoren e Lyonit sonte ishte, David Lighty me 20 pikë.
Komentet janë të mbyllura.