FENERI E NISË ME KËMBË TË “HAJRIT” VITIN E RI
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti i basketbollit turk e ka nisur me këmbë të mbarë Vitin e Ri në Euroligë.
Ekipi i udhëhequr nga strategu serb, Zheljko Obradovic ka triumfuar në udhëtim te Olimpiakosi me rezultatin final 87-96.
Më të disponuarit në fitoren e Fenerit sonte ishin, francezi Nando DeColo me plotë 32 pikë si dhe greku, Kostas Slouskas me 14 sosh.
Tek Olimpiakosi s’mjaftuan për fitore, Georgios Printezis e Vassilis Spanoulis me nga 14 pikë.
Komentet janë të mbyllura.