Basketboll

LIDERI I LIGËS SË PARË, MBETET PA LOJTARIN KRYESOR

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi i Gjakovës që është lider në Ligën e parë, ka mbetur pa lojtarin kryesor të skuadrës.

Nga Vëllaznimi është larguar, fundori amerikan Xavier Newson i cili është bërë me skuadër të re.

Newson ka nënshkruajtur me një skuadër nga Gjeorgjia dhe tashmë gjakovarët pritet ta kenë më të vështirë synimin kryesor që është inkuadrimi në Superligë.

Newson tek Vëllaznimi ishte lojtari kryesor i skuadrës me një mesatare prej, 27.5 pikësh, 4.5 kërcimesh dhe 3 asiste për ndeshje.

Komentet janë të mbyllura.