Basketboll

TRIPLE-DOUBLE I JAMES HARDEN, SJELL FITOREN PËR HOUSTONIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Houston Rockets e kanë fituar përballjen kryesore të mbrëmjes në NBA.

”Raketat” kanë triumfuar ndaj skuadrës së Philadelphia Sixers me rezultatin 118-108, në një ndeshje jashtëzakonisht interesante.

James Harden me triple-double(44pk, 11krc, 11ast), ishte lojtari më i mirë tek Rockets, por u dallua edhe Capela me double-double(30pk, 14krc).

Tek Phila s’mjaftoi për triumf, Simmons me triple-double(29pk, 13krc, 11ast).

Ishte kjo fitorja e 24 e Rockets sivjet, krahas 11 disfatave. Ndërsa, Sixers tash kanë 14 disfata e 23 fitore.

Komentet janë të mbyllura.