Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Pejës sonte do ta zhvillojë ndeshjen e parë për vitin 2019 në Ligën Ballkanike.
Pejanët sonte me fillim nga ora 19:00, luajnë në “Karagaç”, ndaj Ibarit të Rozhajës.
Në ndeshjen e sontme, për Pejën do rikthehen të luajnë dyshja pejane, Dardan Berisha e Arti Hajdari, që për disa vite luajtën jashtë klubit të zemrës.
Dyshja pejane pritet të ri-debutojnë për Pejën, sonte ndaj Ibarit në kuadër të Ligës Ballkanike.
Komentet janë të mbyllura.